Lajme

Huqja e sontme e IKSHPK-së për numrin e të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në njoftimin fillestar për numrin total të të prekurve me koronavirus në Kosovë, ka bërë një lëshim, shkruan Gazeta Blic.

Tek numri total fillimisht është përmendur numri 880, që po të ishte i saktë do t’i bie që vetëm sot janë prekur 18 persona të rinj, e jo tetë, ashtu sic është në fakt.

Pas disa minutash Instututi e ka bërë përmisimin e gabimit, duke e shënuar numrin e saktë të të prekurve të përgjithshëm, e që është 870.

Pas kësaj, ka ardhur edhe një reagim tjetër nga ana e IKSHPK-së, ku për t’u sqaruar e tëra, ka theksuar se sot tetë persona kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Burimi

Back to top button