Lajme

Hyn me dhunë në autobus, pasi nuk u lejua nga shoferi për shkak të numrit të kufizuar (VIDEO)


Një qytetar gjatë ditës së sotme ka hyrë me dhunë në autobusin urban , saktësisht në Linjën nr.4.

Ky veprim i tij erdhi pasi nuk u lejua shoferi të hyj për shkak të numrit të kufizuar të udhëtarëve.

Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se udhëtari ka qëndruar në autobus më shumë se 10 minuta, ndonëse i kërkoj të largohej nga aty.

Mirëpo, pas rezistncës së tij autobusi qëndroi në stacion derisa udhëtari doli jashtë.

Kujtojmë, se sipas masave të ndërmarra nga Qeveria kundër përhapjes së COVID19 në autobusë urban lejohen vetëm 25 udhëtarë.

Për më shumë shikoni videon:


Back to top button