Lajme

I dhanë 4 orë jetë, djali “shëron” babain e prekur nga COVID-19!

Situata që ka krijuar koronavirusi në të gjithë botën mbetet e vështirë, pasi nga dita në ditë shënohen bilance tragjike në numrin e viktimave.

Akoma më e vështirë është dhe për familjarët e pacientëve të shtruar të cilët nuk janë të informuar mbi gjendjen e të dashurit të tyre, madje atyre nuk i lejohet as t’i takojnë gjatë kohës që janë të shtruar.

Por ka ndodhur diçka ndryshe në Spanjë, ku djali i një pacienti 70 vjeçar qëndroi për 34 ditë afër babait të tij të shtruar.

Fillimisht mjekët njoftuan djalin se babait të tij i kishte mbetur vetëm 3-4 orë jetë, ndaj e lejuan atë që ta takonte.

Por fatmirësisht, trupi i 70 vjeçarit reagoi shumë mirë ndaj medikamenteve dhe trajtimit të marrë.

Vetë djali iu nënshtrua trajtimeve si një rast i mundshëm, dhe u detyrua që të qëndronte në spital.

“Gjatë kësaj kohe njohëm më mirë njëri-tjetrin” – shprehet djali për një media lokale.

Pas 34 ditësh, babë e bir dolën nga spitali plotësisht të shëruar.

Stafi i spitalit e pranojnë se ishte një histori shumë prekëse dhe frymëzuese.

Spanja është vendi i tretë në botë me bilancin më tragjik të vi.ktimave si pasojë e COVID-19, ku numërohen 24,275 të vdekur në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button