Lajme

I frikësohet infektimit nga koronavirusi, infermierja 21-vjeçare bën gati testamentin

Një infermiere 21vjeçare ka treguar se tashmë ka bërë gati testamentin e saj.

Ajo nuk është e sëmurë, por frika se mund të jetë një viktimë e Covid 19 e ka bërë që të ndërmarrë këtë hap.

Kate O’Flaherty shkruajti një letër të hapur, ku përshkroi se puna e saj si infermiere në këtë periudhë kaq të vështirë, është thjesht e frikshme.

Infermierja tha se i ka treguar të dashurit të saj se ku mund ta gjente testamentit, nëse ajo do të sëmuret.

Në letrën e hapur, ajo tha:

Nëse e keni të vështirë të kuptoni se çfarë po heqin punonjësit e shëndetësisë, do të përpiqem t’ua përshkruaj me pak fjalë. Është një periudhë kaq e tmerrshme, sa edhe mjekët ekspertë janë të papërgatitur për këtë situatë. Të gjithë jemi si fëmijët që sapo mësojnë të lexojnë, po mësojmë çdo ditë diçka të re rreth këtij virusi. Ne nuk duam që të na quani heronj dhe as të duartrokisni për ne. Ne duam thjesht që të luftojmë të gjithë së bashku dhe të bëjmë më të mirën tonë. Mendoni vetëm faktin që pas 12 orësh punë, pavarësisht se nuk jam e sëmurë, vendosa të bëj gati testamentin tim. Jam vetëm 21 vjeç dhe sapo shkruajta testamentin tim, kaq shumë ka ndikuar ajo çka shoh në punë dhe pandemia tek unë.

Burimi: The Sun

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button