Lajme

I preu fytin dhe zemrën ia nxorri jashtë me thikë, lihet në burg 37 vjeçari që masakroi fqinjin në Shqipëri

Gjykata ka dhënë masën arrest në burg për autorin e ngjarjes se rëndë që ndodhi para dy ditësh në fshatin Jaupas në Skrapar, ku 37 vjeçari Hamza Çela ka masakruar me thikë fqinjin e tij, 77 vjeçarin Ramadan Çela.

Mësohet se shkak për konfliktin ka qenë një pronë e 37 vjeçarit, i cili i ka thënë viktimës të mos punojë më te toka e tij. Pas debatit verbal, Hamza Çela ka marrë thikën dhe e ka masakruar 77 vjeçarin.

Trupi i të moshuarit është gjetur nga nipi, Ajet Çela, i cili ka deklaruar se e ka gjetur xhaxhain të mbuluar nga gjaku, pasi autori i kishte prerë fytin dhe damarët e duarve e këmbëve, por më makabër ishte ngulja e thikës në zemër, dhe më pas ia kishte nxjerrë jashtë.

Burimi

Back to top button