Lajme

I quajti ndërmarrje kriminale, Haki Abazi i reagon Presidentit, godet edhe LDK-në

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka shkruar sot se insistimi i presidentit Hashim Thaçi që me çdo kusht të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, do të duhej ta bënte të qartë për LDK-në se cilat janë motivet e tij.

Abazi ka shkruar në Facebook se çdo parti duhet të distancohet nga deklaratat e presidentit, e sidomos LDK-ja.

Fjalori i papërgjegjshëm, kërcënues dhe aspak presidencial e bën edhe me jokushtetues se ç’është. Nga fjalimet se nuk do t’i prisnim me çaj protestuesit deri tek veprimet e nëndheshme, duke interferuar me deputetët dhe vullnetin e tyre, sidomos të atyre që përfaqësojnë pakicat për të mos votuar qeverinë Kurti”, ka deklaruar ai, duke shtuar se LDK-ja po ia mban ‘zhagun’ Thacit, duke përjashtuar anëtarët e saj.

Është e tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit, përderisa përjashton të vetët . Është edhe më e tmerrshme kur përjeton heshtjen e atyre që kanë prindërit e vrarë në periudhën e pasluftës dhe vetem për fushatë i përdorin, sikur të ishin vetëm poster reklame që përdhoset sapo të përfundojë fushata. Kaq jonjerëzor e pakurrizor të bën etja për pushteti”, tha Abazi.

Kjo deklaratë e zëvendëkryeministrit në detyrë vjen një ditë pasi që presidenti e ka quajtur Vetëvendosjen, ndërmarrje kriminale.

Çdo parti do të duhej të distancohet nga deklarata që bëri Thaçi. Sidomos LDK! Fjalori i papërgjegjshëm, kërcënues…

Julkaissut Haki Abazi Torstaina 30. huhtikuuta 2020



Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button