Lajme

I shpallur në kërkim nga policia angleze, reagon e afërmja e shqiptarit: S’ka lidhje, është kapur vetëm pa letra

Shqiptari i shpallur në kërkim quhet Mirjan Luku, 30 vjeç. Ai kërkohet me urdhër nga prokuroria për prodhimin e lëndëve narkotike.

Mediat angleze raportojnë se Mirjani u gjet në vendin e ngjarjes në një fabrikë kanabisi në Lee Green, Leëisham, Londrën Jugore, më 30 korrik 2019.

Mirëpo fill pas publikimit të lajmit nga  joq Albania një e afërme e Mirjanit ka reaguar për redaksinë.

Ajo shprehet se Mirjani nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ka vetëm 2 vjet që ka shkuar në Angli, ku thjesht është kapur pa dokumenta.

Ndër të tjera ajo shton se ai jeton vetëm me nënën dhe nuk është në gjendje të mirë ekonomike.

Absolutisht nuk eshy e vertet. Ky ka ik ne angli para dy vitesh, esht kapur nga policia pa dokumenta, dhe kaq. Nuk ka lidhje me krimin, as buk me hanger ska, jeton vetem me nenen e vet, Ne jemi shokuar nga fotoja e atij, po beni keq dhe nenen e tij.

Burimi

Back to top button