Lajme

I vd es gruaja nga COVID, i moshuari heq maskën e oksigjenit dhe vd es pas saj

Një pensionist me koronavirus vdiq në të njëjtën ditë me gruan e tij 63 vjeç, pasi refuzoi trajtimin kur mësoi që ajo ka ndërruar jetë.

Bill Dartnall, 90 vjeç, hoqi maskën e tij të oksigjenit pasi mori vesh për vde kjen e gruas së tij Mary, 81 vjeç, e cila kishte testuar gjithashtu pozitive për virusin.

Z. Dartnall ka punuar si pastruesh oxhakësh në Southampton për më shumë se 40 vjet. Zonja Dartnall filloi të kishte shqetësime me shëndetin dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm Southampton dhe më pas rezultoi pozitive me koronavirus.

Disa ditë më vonë burri i saj pësoi një goditje në tru dhe u pranua në të njëjtin spital, ku u zbulua se edhe ai ishte me koronavirus.

Çifti, i cili jetonte në Millbrook, u trajtuan për atë që njihet si pneumonia Covid-19.

Në fillim ajo paraqiti shenja përmirësimi, por më pas shëndeti i saj u përkeqësua dhe vdiq. Kur burri i saj e mori vesh, ai refuzoi oksigjenin dhe vdiq pesë orë më vonë. Ishte një tragjedi e dyfishtë për dy vajzat e çiftit, Rosemary dhe Ann.

Rosemary shprehet: Kur e mori vesh që mamaja kishte ndërruar jetë, ai u përpoq ta tërhiqte maskën nga fytyra dhe e bëri të qartë se nuk dëshironte më oksigjen. Ai vdiq paqësisht në gjumë, disa orë më vonë.

Back to top button