Lajme

Ia huq Ministria e Shëndetësisë, e shpall vatër të koronavirusit fshatin që nuk e ka asnjë të infetkuar!

Kryetari i komunës së Suharekes, Bali Muharremaj ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që disa fshatra të shpallen vatra të infeksionit me COVID-19, shkruan GazetaBlic. Sipas Muharremajt, fshati Reshtan i Komunës së Suharekës i cili gjatë ditës së sotme është shpallur nga MSH-ja, si vatër e infeksionit nga COVID-19, nuk ka asnjë banor të infektuar. Muharremaj tutje ka ftuar Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmirësojë vendimin.

Shkrimi i tij i plotë: Minstria e Shëndetësisë na ka njoftuar se ka marrë vendim që fshatrat e Komunës së Suharekës si: Vraniq, Bukosh, Krushicë e Poshtme, Reshtan, dhe Rruga “Ramiz Sadiku” të shpallen vatra të përhapjes së infeksionit. Sipas këtij vendimi obligohen të gjithë banorët ti respektojnë masat, sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju informoj gjithashtu se në Reshtan nuk ka asnjë rast. Prandaj është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin. Të dhënat për të prekurit që janë publikuar në atë zonë, janë në Rrugën “Skenderbeu” në Suharekë. Prandaj e ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmisoj vendimin. Ndërkohë, qytetarë të Komunë së Therandës ju ftoj që të rrini në shtëpi dhe ti respektoni rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button