Lajme

ICG për BE’në: Mos përjashtoni zgjidhjet për të cilën kosovarët e serbët pajtohen, as shkëmbimin e territoreve

Organizata International Crisis Group (Grupi Ndërkombëtar për Kriza) në komentin e tyre rreth bisedimeve mes Kosovës e Serbisë e vlerësoi si kyçe çështjen e kompromisit dhe theksoi se BE’ja nuk duhet të ketë kufizime për zgjidhjet e mundshme, po ashtu blloku duhet të sigurohet se ka konsensus brenda anëtarësisë për zgjidhje përfundimtare që kryhet me njohje të ndërsjellë nga palët, shkruan Gazeta Metro.

Në komentin e organizatës renditen dy çështje që shqetësojnë dhe janë hendeku në dialog dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare rreth konfliktit mes Kosovës e Serbisë, që e vlerësojnë si çështja burimi kryesor i jo stabilitetit në Ballkan.

“Kontesti i pazgjidhur mes Kosovën dhe Serbisë rreth pavarësisë së paraprakes është burimi më me potencial për destabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe një hendek drejt integrimit europian për të dy. Derisa Beogradi janë në paqe që prej 1999’s, e me ndërmjetësimin e BE’së kanë arritur disa zgjidhje teknike që lehtësojnë tregtinë, menaxhimin e kufijve dhe sfida të tjera të përbashkëta të tyre, përplasja mes tyre do të vazhdoj deri atëherë kur palët arrijnë një ujdi që adreson dy çështje kyçe. E para ka të bëjë me këmbënguljen e Serbisë të refuzoj pavarësinë e Kosovës dhe pasojën shoqëruese të Kosovës që refuzon të njohë Serbinë. E dyta ka të bëjë me brengës se kush do të qeverisë komunitetet serbe në Kosovë”, thuhet në komentin e Grupit Ndërkombëtar për Kriza, transmeton Gazeta Metro.

Në bindjen e grupit ka arsye që Kosova e Serbia mund të arrijnë marrëveshje, e këta janë liderët e të dy vendeve kanë nisur të shohin se ka shtigje drejt saj, me gjithë pengesat e mëdha.

“Derisa mosmarrëveshja mes Kosovës e Serbisë, tanimë me dekada e vjetër, nuk ka afat skadimi, ka arsye që të shpresohet se palët do të mund të arrinin tek një vizion i përbashkët për dhënien fund të saj. Liderët në Beograd e Prishtinë në vitet e fundit kishin filluar publikisht të hulumtojnë kornizat e një ujdia të mundshme. Një shteg drejt kompromisit mund të përfshijë pranimin e sovranitetit të Kosovës në këmbim të lëshimeve të rëndësishme, siç është krijimi qarqeve me shumë autonomi në veri të Kosovës dhe shqiptarëve në Preshevë, në Serbi. Një tjetër, megjithëse me e kontestuar, do të sillte ri caktimin e kufijve që do të ju mundësonte qeverive të këmbenin juridiksionin mbi ato dy rajone”, thuhet në komentin e Grupit Ndërkombëtar për Kriza, transmeton Gazeta Metro.

Grupi rendit ndërmjetësit si një prej pengesave, si dhe pasojat e porosive politike të papërgjegjshme të kryer me vite nga liderët e palëve, publiku është i vendosur drejt një qëndrimi pa kompromis vijës së ashpër.

“Sfidat dhe pengesat mbesin të mëdha. Shumica e publikut në të shtetet mbesin të vendosur në krahun kundërshtues e të pa kompromis. Kushtetuta e Serbisë e kërkon që pranimi i Kosovës të aprovohet me referendum. E mbi këtë, ndërmjetësit nuk janë në të njëjtën vijë po ashtu. Në bisedimet e fundit, Uashington, Brukseli dhe qendrat tjera europiane ndoqën strategji dhe agjenda krejt të kundërta, duke shkaktuar huti dhe pak përparim real”, , thuhet në komentin e Grupit Ndërkombëtar për Kriza, transmeton Gazeta Metro.

Sipas ICG janë disa çështje që ndërmjetësi, Bashkimi Europian, duhet t’i shtroj si prioritet të zgjidhjes për vete për të ndihmuar palët drejt një shtegu drejt zgjidhjes, blloku europian dhe shtetet e saj anëtare duhet:

· Të vlerësohet se ka mbështetje për ndryshimin e qëndrimit të tyre të përbashkët që të mundësoj që përqendrimi të jetë ekskluzivisht në arritjen e marrëveshjes përfundimtar me njohje të ndërsjellë (diçka që pesë shtetet e BE’së e kanë rezistuar);

· Ndërmjetësit të fuqizohen që të mund të inkurajojnë një zgjidhje të pranueshme për sa më shumë qytetarë në Kosovë dhe Serbi që është e mundshme, pa kufizuar paraprakisht cilën do zgjidhje me të cilën palët pajtohen, përfshi edhe shkëmbimet territoriale, derisa këto janë në përputhshmëri me të drejtat njerëzore dhe ligjet ndërkombëtare;

· Të punohet me Shtetet e Bashkuara që të inkurajojnë qeverinë e Kosovës për të zhvilluar një strategji të realizueshme të negociatave, bazuar në mirëkuptimin se pranimi është i mundshëm por do të duhen lëshime;

· Të ndihmohet të çelen kanale komunikimi mes palëve, përfshi ato konfidenciale dhe ato jo zyrtare, që të mundësohet që të hulumtohen zgjidhjet e mundshme në siguri, pa frikën e përplasjeve dhe politizimit. Një synim do të ishte që inkurajohet Beogradi që me qetësi të përçoj se do të ishte i gatshëm të pranoj pavarësinë e Kosovës në rrethanat e duhura – hap ky që nuk mund të merret në këtë fazë; dhe

Duhet theksuar që Beogradi dhe Prishtina duhet të adresojnë përhapjen e dezinformatave rreth konfliktit dhe perspektivës së zgjidhjes në të dy vendet e të komunikojnë me popujt e tyre përkatës në një mënyrë më të bashkërenduar, duke promovuar nevojën e kompromiseve realiste.

Pamundësia e këtyre të dy vendeve për të përmirësuar statusin e tyre ndërkombëtar nxit zemërim te të dyja. Derisa të ekzistoj kjo gjendje bllokade, të dyja palët mund të tundohen të zgjerojnë ndikimin e tyre në territorin ku munden tërheq vërejtjen organizata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button