Fun

Ideja kreative e një biznesmeni për ta ruajtur distancën në kafene


Pandemia e Covid-19 u ka shkaktuar probleme të shumta Gastronomisë

Lokalet janë detyruar ta ulin numrin e tavolinave shkaku i respektimit të masave anti-Covid, shkruan Reporteri.net

Në një kafene në Prishtinë një biznesmen ka ardhur me një ide shumë kreative në mënyrë që të respektohet distanca.

Në tavolinën ku janë vetëm 3 karrige, në mes është vendosur një ari në mënyrë që të ulen vetëm dy persona.

Në tavolinën me 4 karrige janë vendosur dy arinj në mënyrë që të ketë distancë dhe të ulen vetëm dy persona. /Reporteri.net/


Back to top button