Lajme

IKSHPK: 13 raste te reja me Covid-19 dhe dy të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë; ndërsa dy raste janë shëruar.

Sipas këtij instituti, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të IKSHPK-së:

Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 31 maj 2020, janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 843 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.968 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.083 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Back to top button