Lajme

Imer Mushkolaj: Lëvizja e xhandarmërisë serbe afër Kosovës, kërcënim i zakonshëm nga Vuçiqi




Analisti Imer Mushkolaj i ka quajtur të zakonshme lëvizjet e xhandarmërisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Mushkolaj ka thënë se nuk është hera e parë që Vuçiq dërgon njësitet e xhandarmërisë afër kufirit me Kosovën.

“Vazhdimisht kur ka pasur tensione në veri ka pasur lëvizje nga ushtria serbe. Kjo është edhe në funksion të kërcënimit që Vuçiq bënë në drejtim të Kosovës”, tha ai.

Mushkolaj ka vlerësuar sjelljen e policisë së Kosovës karshi provokimeve të serbëve të grumbulluar.

“E kuptoj se Policia e Kosovës ka qenë në pozitë të vështirë. Një territor i tillë sigurisht se është armiqësorë për Policinë e Kosovës, por ata kanë arritur të ruajnë profesionalizmin”.

Mushkolaj ka thënë se megjithatë njësitet speciale nuk mund të qëndrojnë përgjithmonë në atë vend dhe duhet gjetur një zgjidhje për t’u qetësuar situata.

Ai thotë se megjithatë kjo çështje nuk do të bllokojë dialogun por përkundrazi do t’i jep atij një dinamikë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button