Lajme

Incident në mbledhjen e Bordit të Telekomit – Policia nis hetimet

Policia e Kosovës, e autorizuar nga Prokurori i Shtetit, është duke e hetuar një incident që ka ndodhur më 24 prill në mbledhjen e Bordit të Telekomit të Kosovës

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Aty theksohet se Prokuroria ka pranuar informatën nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, e cila ka përcjellur një e-mail nga ministrja në detyrë e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari, për incidentin në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës – Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, ku përcjellin një email – shënim zyrtar, nga Ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, lidhur me një incident që ka ndodhur më 24 prill 2020, në Telekomin e Kosovës gjatë mbajtjes së mbledhjes së Bordit të Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me sqarimin e rastit në fjalë”, thekson njoftimi.

Back to top button