Lajme

Infektologu Krasniqi bën thirrje për durim: Asnjë pandemi nuk përfundon menjëherë

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se si rezultat i punës së përbashkët dhe disiplinës së treguar nga qytetarët, Kosova prej nesër futet në fazën e dytë të zbutjes së masave ndaj virusit Covid-19.

‘’Nuk ka vend për dëshprim e as për zhgënjim’’, thotë Krasniqi.

‘’Qytetarë të nderuar, nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar.’’, shton ai.

Ai thotë se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit nuk ka vend për zhgënjim dhe se asnjë pandemi nuk ka ëprfunduar menjëherë. Tutje ai bën thirrje për respektim të masave. Ai shton se nëse respektohen kushtet elementare për mbrojtje nga pandemia suksesi është i garantuar.

‘’Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshprim e zhgënjim. Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë.’’, ka shkruar ai në Facebook.

‘’Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar.;;

IKSHPK të dielën konfirmoi 7 raste me Covid-19, ndërsa 23 persona janë shëruar. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button