Lajme

Infektologu Krasniqi: Pandemia do të kalojë, virusi do të shkon nga këtu!

Infektologu kosovar Valbon Kraniqi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se sot në Kosovë është shënuar rekord i të shëruarve nga COVI19.

Ai ka thënë se sot në Infektivë janë vetëm 36 pacientë e që pandemia do të kalojë. Prandaj, askush s’është fajtor për këtë virus.

Ky është postimi i plotë i tij:
Rekord i të shëruarve nga COVID -19 në Kosovë

Për 3 ditë – 83 pacientë të shëruar.
Sonte në klinikë bashkë me vetëm 36 pacientë.
Pandemia do të kalojë,
Virusi do të shkon nga këtu

Ne do të mbesim këtu. Të gjithë, ata që ishin të sëmurë e u shëruan, fëmijë, të rritur e të moshuar, të gjithë bashkë do të jemi këtu
Mos i gjykoni të sëmurët, Mos i fajësoni, Mos i stigmatizoni

Ata nuk janë fajtorë , As Ti qytetar i Kosovës nuk je fajtorë;

Fajtor i vetëm në ketë mes është virusi, i cili ka aftësi të përhapet. T’ia heqim përfundumisht këtë aftësi virusit.

Sa e vlefshme fjala e urtë shqipe:
“Pastërtia është gjysma e shëndetit” – e në këtë kohë pandemie- gjysma tjetër është distanca sociale; prandaj,
Kujdesu për higjienën personale , Mbaj distancën sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button