Lajme

Infermieri kosovar: Ata që janë përgjegjës për situatën, po vonohen në analizë të mirëfilltë në raport me Virusin

Infermieri kosovar, Fitim Havolli i cili qysh nga fillimi i pandemisë ka qëndruar në vijën e parë të frontit, në shpëtim të jetëve, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se ata që janë përgjegjës për situatën pandemike, po vonohen në një analizë të mirëfilltë në raport më virusin COVID19.

Ky është postimi plotë i tij:
Unë mendoj që ata që janë përgjegjës për situatën pandemike, janë duke u vonuar në një analizë të mirëfilltë në raport me Viriusin,Covid-19-të dhe gjendjën reale te tij në raport me njerzit në vendin tonë!

Tash nuk ish desht të jemi më në fazën e analizës së numrave që rezultojnë me covid-19-të (Pozitivë) tash,është koha të ipen mendime profesionale dhe të ipen detajet mbi bazën e përvojës afërsisht 50 ditëshe se si ishte ky virus në raport me njerzit në vendin tonë!

Pra,nga këndvështrimi im dhe mendimi im personal në raport me covid-19-të thjeshtë,nga 834 raste deri më tani afër 700 raste me covid -19-të janë duke qendruar në shtëpi,diku 354 bashke me ata të Klinkës Infektive të shëruar,me shëndet të mirë,diku rreth 150 raste prej tyre kërkuan ndihm mjekësore sipas të dhënave zyrtare në Klinikën Infketive, prej tyre 95% e kan kaluar me shumë pak terapi mbështetëse dhe terapi simptomatike sipas profesionistëve diku 3.5%,2-6 ditë kan pas nevojë për oksigjenoterapi ,kurse afërsisht 17 kan përfunduar në mjekimin intenziv +5 në nivel vendi dhe shumica nga ta nê intenziv fatkeqësishtë përfunduan me fatalitet!

Në anën tjetër,po shohim që gjendja e qytetarëve po vije duke u rënduar në aspketin psiqikë,e mos të flasim për gjendjen e rënduar në secilen pore të jetës e të zhvillimit ekonomik esencial të shoqëris!

Besoj shumë që do marrin tash më seriozisht si institucione gjegjëse dhe të mos e kthejnë në kundërvlerë masat, që u morën me kohë dhe që ishin të qëlluara përderisa virusi ishte i panjohur,tash,duhet të ketë vëmendje shumë më të shtuar se sa kur ishim në fillim të këtij virusi!

I lusim gjithë qytetarët e vendit
të kenë vetëm edhe pak durim, se besoj që shumë shpjetë do i kthehemi normalitetit!
Shëndet e gjitha të mirat në familjet tona,
bashkë ja dolëm,prandaj keni durim!
Sinqerisht i juaji, FH.

Back to top button