Lajme

Infermieri kosovar: Pas masave do i ftojë të gjithë pacientët për një kafe, covid19 grip i zakonshëm!

Infermieri, Fitim Havolli përgjatë këtyre ditëve të vështira ka ndihmuar pacientët e infektuar me koronavirus.

Havolli ka thënë se momentin e parë që do të hapen gastronomit do t’i ftojë të gjithë ata që ishin për kurim, për një kafe kjo për shkak të stigmatizmit nga rrethi dhe shoqëria.

Havolli thekson se herët apo vonë, shkenca do e vërtetojë se ky virus ka qenë thjesht një grip i zakonshëm dhe asgjë më shumë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Përshkak të stigmatizimit që po ju bëhët nga rrethi e shoqëria atyre që kaluam me suksese Koronavirusin,unë personalishtë në momentin e parë që të hapen gastronomit,pas masave, do ti ftojë të gjithë ata/ato që ju shërbeva dhe i njoha gjatë kohës kur ishin në korim për një caffe ku të dëshirojnë ata vetë!

Ky virus që po shkon,do e vërtetoj edhe shkenca më vonë që asgjë më shumë as më pakë ska qenë sesa gripet e zakonëshme sezonale !

Sot ,27/7- Shumë shëndet e suksese në familjet tona!

95097724 10157267417279109 3103751042643263488 N
95097724 10157267417279109 3103751042643263488 N
Back to top button