Infermierja e infektuar me Covid-19 i lutet kolegëve: Mos më lini të vd.es, kam fëmijë

Një infermiere e infektuar me koronavirus ka zbuluar se si ajo po e përballon luftën me të, dhe çdo ditë i lutet stafit mjekësor që të mos e lënë të vd.esë.
Në gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet, ajo po mban dhe ditar.
Kelly Ward, 35 vjeç, u infektua në spital dhe tani është e sëmurë rëndë në Bradford Royal.
Nëna e dy fëmijëve nga Shipley, West Yorkshire, rezultoi pozitive me Covid-19 dhe u dërgua menjëherë në spital. Stafi shëndetësor i dha zonjës Ward oksigjen dhe e transferoi atë në njësinë për monitorim kardiak, pastaj në një repart kujdesi intensiv.
Ward filloi të fri.kësohej, duke menduar se nuk i kishte parë ende fëmijët e saj, familjen ose miqtë e saj dhe u shqetësua se çfarë do të ndodhte nëse nuk funksiononte.
Ajo përshkroi se kolegët e saj bënë çdo gjë për ta ndihmuar.
Zonja Ward shkruan:
E NJIHJA NJËRËN PREJ TYRE, NE KEMI PUNUAR SË BASHKU MË PARË DHE UNË I THASHË ASAJ: ” MOS MË LINI TË VD.ES “.
Gjendja e saj dukej se po përmirësohej dhe më pas hëngri për herë të parë, pas tre ditësh të mërkurën, por nuk ka mundur të dalë nga shtrati.
Gjithashtu shtoi:
NATYRISHT QË DO TË BËJ GJITHÇKA QË MUNDEM PËR TA MPOSHTUR KËTË, SEPSE FËMIJËT E MI KANË NEVOJË PËR MUA. DO TË JETË NJË RRUGË SHUMË E GJATË, POR DO TA FITOJ KËTË BETEJË.
