Lajme

Infermierja gjen një letër të çuditshme në kutinë e saj postare, e thërret Policinë

“Po na sjell koronavirusin”. Ky është mesazhi që një infermiere e repartit të sëmundjeve infektive në spitalin San Luca, në Lucca të Italisë, gjeti në kutinë e saj postare.

Sipas saj, janë fqinjët ata që ia kanë lënë letrën.

“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit”, ishte shkrimi në letër.

Për “Corriere della Sera”, infermierja tha: “Ishte si thikë pas shpine kur e lexova, u ndjeva e tradhëtuar dhe e frikësuar. Njoftova policinë”. /Gazeta Sinjali/

Burimi

Back to top button