Lajme

“Isa Mustafa, kryeministër- koalicioni LDK-AAK-Nisma”

Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi koalicionin e mundshëm LDK-AAK-NISMA.

Spahiu thekson se një koalicion i tillë do të ndodhë dhe gjasat më të mëdha janë që Isa Mustafa të jetë Kryeministër.

“Po kjo edhe do të ndodhë. Më shumë gjasë kryeministër do të jetë Isa Mustafa dhe punët e përditshme do t’i kryej zëvendës/kryeministri Abdullah Hoti, kurse Isa do të merr pjesë vetëm në ndonjë takim të rëndësishëm me personalitete të rëndësishme të jashtme e ndonjëherë edhe në ndonjë mbledhje të Qeverisë, e ndonjëherë rrallë do të duket edhe në sallën e Parlamentit”.

Spahiu thekson se kjo do të ndodhë për shkak se Gjykata Kushtetuese do të vendosë si i konvenon Hashim Thaçit.

“”Kjo do të ndodhë për shkak se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga gjykatës profesionalisht të paaftë dhe pa integritet moral e intelektual të cilët do të vendosin ashtu si i konvenon Presidenti Thaçi, pavarësisht se çfarë shkruan në Kushtetutë. Kjo ka ndodhur edhe me përbërjen e viti 2014, kur Thaçi ngulmonte se pa partinë e parë nuk mund të bëhet Qeveria e Kosovës. Tani ky vendim i 2014 i është kthyer bumerang, por Gjykata Kushtetuese e padinjitet nuk e ka problem që për të njëjtin rast të vendosë ndryshe. Dhe këso lojëra politike do të ndodhin deri atëherë kur në Gjykatën Kushtetuese të emërohen njerëz më integritet moral e profesional.”

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocion mos -besimi të iniciuar nga LDK-ja, këta të fundit u shprehën të gatshëm të formojnë Qeverinë e Re.

Ato si partnerë të mundshëm koalicioni po shohin Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismasocialdemokrate.

/Gazeta Blic/

Burimi

Back to top button