Lajme

Isa Mustafa paralajmëron Vjosa Osmanit, Dil në VV ose formo parti të re

Nënkryetarja e LDK-së, kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur disa herë qëndrime kundër partisë së saj. E së fundmi, në komentet dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për dekretin e presidentit, Osmani si kryetare e Kuvendit, ka kërkuar që të rrë zohet dekreti i presidentit.

Për qëndrimet e saj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ajo do të përballet me pa soja, të gjitha konform rregullave dhe statutit të partisë.
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani, ka thënë se Osmani ka rënë ndesh me qëndrimet e LDK-së dhe se duhet të respektohen vendimet e partisë, edhe nëse nuk të pëlqejnë.

“Zonja Osmani ka rënë ndesh me programin, qëndrimet politike të LDK, ajo duhet ta dijë se partia kuptohet, ka programe, ka qëndrime edhe kur nuk të pëlqejnë, por vendimet e shumicës duhet të respektohen. Të dalësh me qëndrime zyrtare në emër të LDK-së dhe në pozicionin e kryetares së Kuvendit nuk të lë asnjë parti, për qëndrime të këtilla të rëndësishme partiake nuk ka mendim ndryshe, vendimet janë të tilla edhe kur s’të pëlqejnë, janë të shumicës”, është shprehur ai./botasot.info

Source link

Back to top button