Lajme

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Po i mbanë anën Vetëvendosjes, i ka shumë borxh LDK’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Vjosa Osmani po vazhdon t’i mbajë anën Lëvizjes Vetëvendosje dhe po del kundër partisë që përfaqëson.

Musta ka thënë se komenti i Vjosa Osmanit i dërguar në Gjykatë Kushtetuese përmes të cilit ka kërkuar që të shpallet i pavlefshëm i dekreti i Hashim Thaçit është një sjellje e padrejtë e saj ndaj partisë dhe njerëzve të LDK’së.

“Shprehi keqardhje për mundin që e ka bo zonja Osmani . Ajo në vend që të mbroj LDK’në. Konsideroj mjaft të padrejtë këtë sjellje të saj ndaj LDK’së dhe njerëzve të LDK’së. Ajo ia ka borgj LDK’së që të sillet me korrektsi”, ka thënë Mustafa në Frontal.
“S’kam kontaktuar.Ka qenë e drejtë ajo që të shkruaj komente. Por në pikëpamje parimore, nuk e shoh të drejtë që ajo të mbajë anën e Vetëvendosjes. Si kryetare e Kuvendit ajo duhet të mbante një qëndrim netural”, ka thënë tutje Isa Mustafa.

I pyetur nëse LDK do të vendos për largimin e Vjosa Osmanit, Mustafa ka thënë se s’mund të thotë asgjë për një çështje të tillë dhe se vendimet në LDK merren nga organet e partisë.

“Tani për tani s’mund të them asgjë. Por zonja Osmani po merr vendime vet dhe po ia përcakton vetes”, ka thënë tutje kreu i LDK’së.

“S’mund të them se s’jam i zhgënjyer. Ajo ka pas besimin që ia kemi dhënë për kryeministre, dhe ajo tash del kundër qëndrimeve të partisë. Por s’është asgjë e re sepse kjo nuk është hera e parë”, ka përfunduar Isa Mustafa

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button