Lajme

Isa Mustafa sërish e “godet” Vjosa Osmanin, a po paralajmëron largimin përfundimtar të saj

Kreu i LDK-së, Isa Musatafa ka goditur sot kryekuvendaren Vjosa Osmani dhe ish kryeministrin Albin Kurti duke thënë se bojkotimi i tyre nuk iu bëri punë dje gjatë seancës së jashtëzakonshme.

Mustafa e vlerësoj Osmanin të papëgjegjshme që iku nga seanca dhe nuk e drejtoi atë

Postimi i tij:

Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.

Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij. IM

Burimi

Back to top button