Lajme

Ish kryeministri Kurti del në rrugë, nënshkruan peticionin dhe bën thirrje për “zgjedhje”

Ish kryeministri Albin Kurti ka dalur sot në rrugë pas largimit të tij nga zyra e kryeministrisë. Ai ka nënshkruar peticionin e organizuar nga vetë ai që kërkon zgjedhje të reja në vend.

Madje, Kurti iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ta nënshkruajnë peticionin në qytetet e tyre, përcjell Periskopi.

Bashkë me shkrimin e vogël, Kurti ka shpërndarë edhe disa fotografi në profilin e tij.

Kujtojmë që Kurti nuk ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, z.Avdullah Hoti, që u zgjodh dje nga të zgjedhurit e popullit, deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Statusi i plotë:

Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani.

Burimi

Back to top button