Lajme

Ish njeriu i Kurtit tregon për dy dhuratat që Albini ia bëri Serbisë

Ish anëtari i Vetëvendosjes, Dren Kukaj, ka bërë një status mjaft domethënës në profilin e tij në Facebook pas deklaratave të dhëna nga këshilltari i Albin Kurtit në lidhje me UÇK-në.

Kukaj ka deklaruar se Kurti ia ka bërë tashmë dy dhurata Republikës së Serbisë përmes dy tituj lajmesh të cilët përmirësojnë imazhin e saj në botë dhe e përkeqin imazhin e Kosovës. Ai ndërlidh edhe testet e ofruara nga Serbia, e që i pranoi Kosova për të luftuar pandeminë Covid-19 me deklaratën e sotme të Gashit se “UÇK-ja vrau 1 mijë civilë serbë në Kosovë”, përcjell Periskopi.

Madje, atij nuk i besohet se një gjë e tillë ka ndodhur duke shtuar pyetjen “Kush do ta besonte?”
Kujtojmë që Kurti ka ndërruar krejtësisht qëndrimet sa i përket Serbisë. Ai ndryshoi qëndrimin për Listën Serbe dhe i bëri pjesë të qeverisë përkundër deklaratave të mëparshme se nuk do ta bënte një gjë të tillë.

Menjëherë më pas, ai u shpreh i gatshëm të negocionte edhe pse Serbia nuk kishte kërkuar falje dhe nuk iu kishte dhënë shqiptarëve të Kosovës dëmshpërblime – ashtu siç kishte kërkuar ai.

Statusi i plotë:

“Vuqiq ndihmon Kosovën në luftën ndaj Covid-19” dhe “UÇK-ja vrau 1000 civil serb në Kosovë”. Dy tituj lajmesh, dy dhurata të Albin Kurtit për Serbinë. Kush do ta besonte?

Burimi

Back to top button