Lajme

Ish ushtari i Uçk-së! Ja si me lanë politikanët e shtetit tonë, 20 vjet me qera s’mujta me vazhdu me gruan dhe 6 fëmit

Për fat të keq, disa ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përveç sakrificës që bën atëherë po ballafaqohen me një gjendje të mjerueshme edhe sot pas 21 vitesh. I tillë është edhe Selman Avdiu nga Komuna e Skenderajt, shkruan Gazeta Metro.

Selman Avdiu, tash e 21 vite nuk ka shtëpi dhe jeton ku të mundet, dhe pret çdo ditë t’i zgjasë dorën dikush. Ai ka gjashtë fëmijë dhe bashkëshorten dhe jetojnë në një shator në perferi të Skenderajt.

Një grua ( emër i njohur për redaksinë) ka dërguar në Metro disa fotografi të familjes së veteranit të UÇK’së dhe një rrëfim nga ai.

“Të nderuar populli im, unë jam Selman Avdiu invalid i Ushtrisë Çlirimtare. Ja si me lanë politikanët e shtetit tonë. 20 vjet me qera s’mujta me vazhdu me gruan dhe 6 fëmit, tani jetoj nën një shator me llastik. U d ogjem nga vapa unë dhe 6 fëmiet e mi. Ju lutemi kush ka vullnet të mirë dhe zemer të mirë të më del në ndihmë.

Allahu i shpërbleft me tana të mirat”, thotë veterani Selam Avdiu

Më poshtë ju sjellim fotografitë ku shihet gjendja e mjerueshme ku ai dhe familja e tij po jetojnë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button