Lajme

Ishin pa baba, nëna ju vdiq nga koronavirusi, dy fëmijët nga Istogu kanë nevojë për ndihmë

Ditë më parë nëna e tyre humbi jetën nga COVID-19, tani Erblini dhe Erblina kanë nevojë për ndihmën tonë, shkruan Insajderi.

Gruaja 39 vjeçare nga fshati Lluga e Istogut e cila vdiq nga koronavirusi ishte e ve, por pas vetes la dy fëmijë. Të cilët tani jetojnë krejtësisht të vetëm.

Sot ata i ka vizituar deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila u ka bërë thirrje institucioneve dhe njerëzve vullnet të mirë që t’i ndihmojnë këta dy fëmijë.

“Së bashku t’i tregojmë Erblinit dhe Erblinës se nuk janë të vetëm në këtë betejë”, ka shkruar Donika Kadaj, përcjell Insajderi.

Tanimë është hapur edhe një llogari në bankën NLB, në emër të djalit të të ndjerës, Erblin Kukleci.

Kushdo që shpreh interesimin për të ndihmuar këta dy fëmijë jetim, më poshtë gjeni të dhënat e llogarisë në bankën vendore, NLB.

Shkrimi i plotë i Kadaj-Bujupit:

Burimi

Back to top button