Lajme

Ishte kthyer në “makthin” e bankave, kush është 31-vjeçari që njihej me nofkën “Paturri”?

31-vjeçari Andi Rexhepi është arrestuar ditën e sotme ndërsa dyshohet se është autori i një sërë vjedhjesh të ndodhura në disa qytete të ndryshme, në bankomate dhe filiale të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, argjendarive ekarburanteve.

Ai njihej edhe me emrin Renato Paturri dhe është një person me precedent të mëparshëm penalë për vjedhje me dhunë. Madje dyshohet se ai është autor i dyshuar i 15 vjedhjeve me dhunë, në sulm me armë dhe eksploziv.Ai ka kryer vjedhje në disa qytete të vendit sin ë Tiranë, Durrës dhe në Berat ndërsa më 15 Maj të këtij viti, Gjykata e Kavajës caktoi për masën e sigurisë arrest me burg për Rexhepin, si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe po ashtu të bankomatëve.

Ai njihej me nofkën “Paturri” dhe është një është i njohur për autoritetet shqiptare dhe të huaja.

-Në Nëntor të vitit të kaluar, ai u arrestua nga policia në Krujë bashkë me disa persona të tjerë, si autorë të grabitjes së Postës në këtë qark. Por, një vendim i Gjykatës së këtij rrethi e la atë sërisht të lirë për mungesë provash.

-Andi Rexhepi ose “Paturri” ka qenë i dënuar në Greqi për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm në Greqi. Po ashtu sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty. -Në shtetin grek ai akuzohej për disa vepra të rënda penale, si vrasje së mbetur në tentativë, organizatë kriminale, zjarrvënie, grabitje me dhunë, armëmbajte pa leje dhe shkelje e paligjshme e kufirit.

Vjedhjet e tij:

-Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më 05.11.2018;

-Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura -Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;

-Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;

-Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;

-Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;

-Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;

-Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më 31.07.2019;

-Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më 01.01.2019;

-Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më 17.01.2019.

Burimi

Back to top button