Lajme

Ishte shëruar plotësisht nga koronavirusi, vdes papritur babai i tre fëmijëve

Një 50-vjeçar nga Birmingham, babai i tre fëmijëve, ka vdekur nga një sulm në zemër vetëm disa ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi .

Jawal Iqbal, 50 vjeç, u shtrua në Spitalin Heartlands së bashku më gruan e tij, pasi vuanin simptoma të rënda të koronavirusit që prej dy javësh. Ai la spitalin duke u shëruar plotësisht javën e kaluar, por u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Hodge Hill mëngjesin e djeshëm.

Të afërmit e tij shprehen se ai ishte në gjendje të mirë që prej daljes nga spitali, dhe nuk kishte asnjë shqetësim.

Një mik i tij tha:

Unë fola me të gjatë fundjavës dhe ai më tha që po ndjehej mirë dhe ishte shëruar plotësisht. Ne u takuam vetëm disa javë më parë. Nuk e kisha menduar kurrë që nuk do takoheshim më.

Ende nuk dihet nëse vdekja ka lidhje me virusin famëkeq. Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar ka 55.975 raste totale të koronavirusit me 6.159 vdekje.

Burimi: DaliyMail

Burimi

Back to top button