Lajme

Islanda teston 10% të popullsisë së saj, gjysma e tyre rezultojnë pozitivë me koronavirus

Islanda ka testuar në mënyrë të rastësishme 10% e popullisisë së saj për koronavirus, që përbëjnë 36,413 banorë.

Rezultati i testeve ishte shokues, pasi gati gjysma e njerëzve të testuar rezultuan pozitiv me koronavirus.

Testimi zbuloi se gjysma e njerëzve rezultojnë të infektuar pa e kuptuar fare.

Autoritetet islandeze zbuluan se 1600 njerëz janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit. Nga këto raste, kishte vetëm shtatë vdekje, duke treguar një shkallë tepër të ulët vdekshmërie prej vetëm 0,0004%, e cila është më e ulët se në çdo vend tjetër.

Zbulimet u kryen gjatë fushatës së testimit të Islandës, e cila u mundësua edhe falë ndihmës së kompanisë biofarmaceutike me bazë në Reikjavik, Decode Genetics.

Kompania zbuloi se afro 50% e të infektuarve nga virusi, nuk kishin shfaqur simptoma.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, Reikjaviku mund të cilësohet si vendi me përqindjen më të lartë të personave të infektuar me koronavirus.

Ndryshe nga shumë vende në Europë si Spanja, Italia, Britania apo Franca, të cilat po përballen me masa të rrepta izoluese për parandalimin e përhapjes, Islanda nuk ka mbyllur bizneset dhe dyqanet.

Ata kanë ndaluar vetëm grumbullimet e mëdha të më shumë se 20 personave.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati:

Burimi

Back to top button