Lajme

Iu tha se nuk mund të dobësohej pa operacione, vajza bie 50 kg vetëm me anë të dietës

Një studente nga Essex ka humbur thuajse gjysmën e peshës së saj trupore dhe ka fituar çmimin ‘Slimming World’s Young Slimmer of the Year 2020’.

Holly Bolton, 18 vjeç, nga Brentwood, ka humbur pothuajse 50 kg, pasi iu tha se mund ta arrinte një peshë të shëndetshme vetëm me anë të operacioneve.

Pasi vuajti me peshën e saj për pjesën më të madhe të jetës së saj, Holly ra në kontakt me një dietolog në moshën 11 vjeçare, kur peshonte 95 kg.

Në këtë periudha asaj iu tha se do të ishte pothuajse e pamundur të humbte mjaftueshëm në peshë, pa ndihmën e një operacioni.

Por falë një diete të nisur në moshën 12 vjeçare, Holly ra nga 115 kg në 63 kg brenda një periudhe 6 vjeçare.


Holly e arriti këtë duke ndjekur një dietë të shëndetshme që lejon fruta, perime, mish, peshk, pasta, etj.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button