Lajme

Izraeli në ditë Ramazani vret tre civil sirian!

Tre civilë sirianë janë vrarë dhe katër të tjerë janë lënduar nga një sulm me raketa që Izraeli e kreu afër kryeqytetit Damask, raportuan mediet shtetërore.

Agjencia e lajmeve SANA raportoi se cak i këtij sulmi ishin vendbanimet e civilëve në qytezat Al-Hujaira dhe Al-Adliya. Në mesin e të plagosurve u tha se është edhe një fëmijë.

Kjo agjenci njoftoi se forcat ajrore siriane i kanë ndërprerë sulmet izraelite me raketa që kalonin përmes hapësirës ajrore të Libanit.

Siria është futur në një luftë të ashpër civile prej vitit 2011, kur regjimi i Asadit i shtypi protestuesit që kërkonin demokraci, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Prej asaj kohe, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë të tjerë janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri, Izraeli ka kryer sulme kundër forcave të Hezbollahut, që mbështeten nga Irani, dhe kundër ushtrisë siriane, duke pretenduar se në drejtim të territorit të tij janë hedhur raketa që niseshin nga Siria.

Burimi

Back to top button