Lajme

Ja çfarë i ndodhi ruseve që i kapi Policia e Kosovës në Veri


Në veri të Kosovës u ndalën e u arrestuan dy shtetas rusë, më 13 janar.

Këta kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, pasi në formë të ligjshme nuk u lejuan nga autoritetet e Kosovës, pasi nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm.

Igor Krasikov dhe Marina Vladimira Krasikova, u kapën në fshatin Sarpelj të Komunës së Leposaviqit.

Tani Gjykata Themelore e Mitrovicës ka vendosur që ata t’i largojë nga Kosova.

E vendim i gjykatës është edhe një gjobë prej 250 eurosh për secilin për hyrje ilegale në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Kohët e fundit janë rritur raportimet për rusë të cilët po qëndrojnë në Kosovë, madje disa prej tyre është thënë se janë edhe pjesë e shërbimit sekret ushtarak rus, i njohur si GRU.


Back to top button