Lajme

Ja çfarë moti do të kemi nesër

Më në fund në drejtim të rajonit tonë do të fillojnë të qarkullojnë masa më të ngrohta ajrore me origjinë nga Mesdheu, kurse ditëve në vijim mund të përjetojmë edhe valën e parë të nxehtësisë afrikanë për këtë sezonë verore e cila nuk është larg, megjithatë për këtë duhet pritur ende.

Nga nesër masat ajrore ajrore të thata anticiklonike do të dominojnë mbi rajonin tonë duke na siguruar mot kryesisht të kthjellët dhe të thatë, duke mos përjashtuar vranësirat e herëpashershme kalimtare. Temperaturat do të shënojnë ngritje progresive po thuajse çdo ditë e më nxehtë. Gjatë fundjavës do të fillojë të fryjnë erëra nga jugu të cilat vetëm në disa rajone herë pas here mund të jenë të fuqishme.

Pra gradualisht po hymë në një periudhë kohore shumë më të nxehtë dhe më të thatë, pa reshje atmosferike, me alternime vranësirash të pakta kalimtare dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksuara dhe ato mund të prekin shifrën 30 ditën e hënë.

Nga e marta temperaturat do të shënojnë ulje afatshkurtra, për tu rikthyer përsëri temperaturat verore. Kjo duket sipas ecurive aktuale dhe me shumë gjasë kështu edhe do të jetë, por nëse ndodhë ndonjë ndryshim eventual ne do tju njoftojmë me postimet tona të përditshme.

Përderisa tek ne ditëve të ardhshme pritet mot i ngrohtë, me erëra dhe i thatë, në anën tjetër në Evropë herë pas here pritet mot jashtëzakonisht jo stabil me zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin stuhi dhe shtrëngata shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Priten edhe vërshime lokale si në Spanjë, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri e sidomos në Italinë veriore./Meteoballkan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button