Lajme

Ja cilin muaj priten të mbahen zgjedhjet në Kosovë

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli ka vendosur një çarshaf në ballkonin e saj me mbishkrimin “Zgjedhje në qershor” duke thënë se i bashkohet kërkesës së qytetarëve për zgjedhje të reja.

Pacolli ka kërkuar edhe nga qytetarët tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme për të vendosur çarshafë të tillë.

“Edhe unë po i bashkohem kërkesës së qytetarëve me çarshafe nëpër ballkone për zgjedhje në qershor.Zgjedhje sepse vullneti i qytetarëve për ndryshim nuk tjetërsohet.Vendos edhe ti një çarshaf, trego vullnetin tënd për zgjedhje të reja e jo vjedhje”, ka shkruar ajo.

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli
Lëvizja Vetëvendosje po kërkon zgjedhje të reja pas rrëzimit të qeverisë së kryesuar nga kjo parti në mars të këtij viti.

Ndërkaq partitë tjera politike në Kuvend janë shprehur kundër zgjedhjeve të reja.

Partia e dytë në zgjedhjet e 6 tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke negociuar me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe komunitetet për të formuar një shumicë të re që do të formone qeverinë.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button