Lajme

‘Ja kur mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi’

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se ai është diplomat dhe pranon vendimet e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) se me shpalljen e pavarësisë Kosova nuk ka shkel të drejtën ndërkombëtare, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se deklaratat e tij kundër pavarësisë së Kosovës në vitin 2009 janë deklarata para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Unë respektoj vendimin e GjND-së që thotë se nuk ka shkelje të drejtës ndërkombëtare dhe kjo ka ndryshuar situatën, Unë jam diplomat dhe natyrisht respektoj institucionet dhe vendimet e GjND-së diçka që duhet të gjithë të respektojnë, Më e rëndësishmja është se unë vij me mendje të hapur, nuk kam agjendë të fshehur dhe sjell përvojën time që të zgjidhim problemet e pazgjidhura mes Kosovës edhe Serbisë”, ka thënë Lajçak.

Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Kurti se ka një marrëveshje të fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë që vetëm duhet të nënshkruhet, Lajçak tha se asnjëherë nuk ka dëgjuar për një marrëveshje të tillë.

“Nuk dua të spekuloj, nuk e bëjë këtë, unë nuk kam pa marrëveshje të tillë dhe askush nuk më ka thënë se ka aso marrëveshje. Unë punoj vetëm bazuar në fakte, kemi agjendë të qarte, kemi dialogun dhe dimë qëllimin. Spekulimet iu le tjerëve, unë jam i fokusuar në atë çfarë kam para vetës, ky është dialogu që është edhe mandati im”, tha ai.

Lajçak tha se BE qartë iu ka bërë të ditur Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo lloj aktiviteti që mund të përkeqësoj situatën, sepse “duam të krijojmë rezultat dhe atmosferë pozitive për dialog dhe këto janë pritjet tona”.

Lajçak konsideron se është reale që të pritet që deri në marsin e vitit që vjen të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk është me rëndësi a arrihet ajo në mars apo prill, por ajo që është me rëndësi është “kualiteti i marrëveshjes”.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button