Lajme

Ja kush është polici që ia futi duart vajzës në Tiranë

Duke marrë shkas edhe nga ngjarja e djeshme kur efektivët e policisë dhunuan në kryeqytet një adoleshent vetëm 15 vjeç, ka reaguar edhe gazetari i Abc News, Artan Hoxha.

Hoxha është ndalur në disa raste duke bërë një analizë mbi Policinë e Shtetit. Ai risolli në kujtesë edhe ngjarjen e turpshme kur një efektiv policie preku në vende intime një vajzë në orët e vona të natës ndërsa ishte duke patrulluar.

Polici në fjalë u filmua teksa prekte në vende intime një vajzë ndërsa menjëherë pas ngjarjes ai u pushua nga puna duke i dhënë fund karrierës së gjatë në polici. Hoxha thotë se ky rast është i rëndë, por është individual. Gazetari dha detaje se polici, ka bërë arrestime të bujshme, madje është i madh në moshë.

Në çdo veprim policor ku filmohet, po të shikosh ka elementë të shkeljes së detyrës. Në rastin konkret, sigurisht polici duhet të jetë i kujdesshëm. Kombinimet e patrullave janë policë të rinj, që e kanë mirësjelljen në komunikim, por edhe të vjetër. Por problemi tjetër është çfarë frymë përcillet te policia. Ka policë edhe të vjetër, edhe të rinj. Ai i para disa javëve ishte i vjetër dhe ka bërë arrestime të bujshme. Ishte një polic që ishte gjysh. Kishte kaluar një karrierë të gjatë në polici. Sjellja individuale është ajo që ka ndodhur me vajzën. E ka bërë një polic me eksperiencë, i cili flaku karrierën e vet. Policia e Shtetit është një organizatë. Polici duhet të jetë fytyra.
Kështu u shpreh gazetari, Artan Hoxha në fjalën e tij.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button