Lajme

Ja në sa ora bokson Haxhi Krasniqi për titullin e botës

Pak orë kanë mbetur para meçit drithërues për titullin e botës në versionin WBA / IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, mes trimit nga Kosova, Haxhi Krasniqit dhe gjermanit Dominic Bosel.

Të dy boksierët janë të përgatitur maksimalisht dhe me padurim presin të dalin në ring.

Meçi zhvillohet në Magdeburg duke filluar nga ora 23.15.
Bosel futet për t’i mbrojtur titujt IBO dhe WBA, ndërsa Krasniqi që të fitojë titullin për herë të parë në histori. Krasniqi deri me tash ka luftuar dy herë për titullin e botës dhe nuk ia doli.

Ai sonte beson e shpreson se e treta do të jetë e vërteta dhe do të bëhet shqiptari i parë që fiton titullin e botës në boksin profesionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button