Lajme

Jam frikësuar se shteti im do të bëjë një akt terrorist ndaj aeroplanit tim

Deputeti Behgjet Pacolli ka arritur në Prishtinë duke thënë se është ndie i frikësuar, pas siç tha ai, presioneve që iu bënë nga institucionet e vendit.

Ai për më tepër tha se është frikësuar se do të sulmohet aeroplani i tij, njofton Klan Kosova.

“Unë fluturoj me një fluturake ku nuk kam asnj/ forcë dhe jam frikësuar prej institucioneve të shtetit tim që do të mund të kryejnë ndonjë akt terrorist drejt aeroplanit tim dhe kam devijuar e kam shkuar në Tiranë. Ditën që jam nisur për me ardhë në Kosovë e kam bërë testin dhe ka dalë negativ”.

Pacolli tha se e gjithë kjo i shërbeu për një “edukim politik”.

Ndërsa, për kryeministrin në detyrë Albin Kurti tha se i ka bërë thirrje për konfrontim, për të cilën e kritikoi.

“Ai më ka bërë thirrje në konfrontim ku në njërën anë do të jetë ai bashkë me policinë e në tjetrën do të jem unë. Unë nuk jam kriminel. E kam dashtë këtë shtet e dua, dhe krejt punën që e bëj këtu është nga vullneti im”.

“Jam qytetar i botës. Çdo kund ku dua mund të jetoj, por e kam zgjedhur Kosovën dhe këtë të drejtë nuk ia lë askujt të ma cenojë”.

Burimi

Back to top button