Lajme

Janë fëmijë o Zot me shishe ujë në duar mezi mbajnë lotët/ Pamje nga Kakavaija aty ku shqiptarët po heqin keq nga pala greke

Pol icia në ndihmë të qytetarëve, të cilët për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, po qëndrojnë në radhë me orë të gjata pritjeje për të kaluar në shtetin grek.

Gjithashtu, për të normalizuar qarkullimin, për të respektuar radhën dhe për të mos krijuar konfuzion janë aktivizuar edhe grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë në mbështetje të punonjësve të Poli cisë Rrugore.

Ndërkohë, nga ana e drejtuesve të Departamentit të Pol icisë Kufitare dhe drejtuesve të Stacionit të Po licisë Kufitare Kakavijë janë marrë e po merren takime të shpeshta me qëllim ndikimin nga ana e Po licisë greke të autoriteteve shëndetësore greke për të shtuar personelin me qëllim që të kryhen në kohë më të shpejtë tamponët për COVID-19.

Po licia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos dynden drejt Kakavijës, pasi në ditët e ardhshme pala greke do të kufizojë akoma më shumë lëvizjet drejt shtetit grek.

Ajo që ta prek shpirtin është se ka edhe fëmijë, që janë me shishe uji në dorë dhe mezi mbajnë lotët.

Back to top button