Lajme

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar këtë të hënë në brigjet lindore të Japonisë.

EMSC raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.4 sipas shkallës Rihter dhe me thellësi fokale 60 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 120 km në verilindje të qytetit SEndai-shi, që ka një popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh.

USGS raportoi se epiqendra ka qenë 50 km larg bregdetit të Miyagi, duke vlerësuar si të ulët rrezikun e viktimave dhe dëmtimeve.

Deri më tani, nuk ka paralajmërime për ndonjë tsunami të mundshëm.

Lëkundjet e fuqishme të tokës u regjistruan rreth orës 5.30 të mëngjesit me orën lokale (22:39 ora në Shqipëri).

Japonia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë”, ku aktiviteti sizmik është mjaft i lartë.

Në vitin 2011, një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 9.0 goditi afërsisht 130 km në lindje të prefekturës Miyagi, duke lëshuar një tsunami me valë gjigande, i cili shkaktoi shkrirjen e reaktorit bërthamor të Fukushimas, duke vrarë afro 16 mijë njerëz.

Kujtojmë këtu që një tërmet me të njëjtën magnitudë si ai që goditi sot Japoninë ndodhi në Shqipëri në 26 nëntor të vitit të kaluar, i cili u mori jetën 51 personave.

Burimi

Back to top button