Magazina

Jasmina qenka një talent në muzikë! Ish-konkurrentja habit me zërin

Pak ditë më parë, Jasmin Kadriu la gojehapur fansat në Instagram ku foli për përfshirjen e saj në muzikë që e vogël.

“Jam marr me muzikë që 5 vjeç, duhet të gjej videot që kam në festivale.

Që ta ‘vërtetoj’ që nuk jam prodhim i 2021,” tha ajo në story.

Dhe duket se bukuroshja brune nuk ka humbur shumë kohë për ta vërtetuar që është një talent i vërtetë në muzikë.

Ajo ka publikuar një video nga një studio ku dëgjohet zëri i saj teksa këndon një baladë në anglisht.

Mendohet se kënga është projekti i saj muzikor që do të lançojë së shpejti.

Duhet thënë se të gjithë janë befasuar nga Jasmina, pasi nuk e prisnin që të kishte zë aq të bukur.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, ish-konkurrentja Ana Lleshi u “kryqëzua” me komente negative pasi publikoi këngën me videoklip “Deal”, të cilën publiku e cilësoi si dështim./party

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button