Lajme

Johnsoni e kaloi natën e dytë në kujdes intensiv, ja në çfarë gjendje është

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, e ka kaluar natën e dytë në repartin e kujdesit intensiv në një spital të Londrës dhe ndodhet në gjendje stabile.

Raportohet se shefi i qeverisë britanike është duke marrë frymë pa ndihmën e pajisjeve mjekësore dhe është me vetëdije. Ai po trajtohet në spitalin “Saint Thomas” në pjesën qendrore të Londrës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ministri i jashtëm, Dominic Raab, i cili është ngarkuar përkohësisht edhe me detyrat e kryeministrit, tha dje se shefi i tij do t’ia dalë mbanë. Megjithatë, ende nuk dihet se për sa kohë do të mbetet kryeministri në spital.

Qeveria tha se nevojitet pajtueshmëri e kabinetit për marrjen e ndonjë mase në lidhje me karantinën dhe paralajmëroi se nuk do të ketë rishikim të vendimeve javën e ardhshme, siç kishte paralajmëruar kryeministri Johnson.

Gjendja e tanishme e vendit ishullor me pandeminë është test serioz për ministrin e jashtëm pasi Britania shënoi rekord ditor të viktimave të koronavirusit të martën. Një universitet amerikan parashikoi se Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi më i goditur nga virusi në Evropë.

Burimi

Back to top button