Lajme

Ju ka marrë malli? Nga kjo ditë, lokalet do të ofrojnë makiato!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave.

Sipas tij, kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

E, nga e hëna do të rihapen edhe bizneset e gastronomisë, por jo të shërbehet brenda lokaleve ushqim apo edhe kafe.

Do të nis aplikimi i “merre me vete” apo i njohur si “take away”.

Ndërsa, do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Kurti ka thënë se pavarësisht këtyre masave lehtësuese, me kujdes të shtuar të vazhdojmë të mbajmë distancën, të vendosim maska fytyrës e të ruajmë pastërtinë.

Përndryshe sipas tij, duhet t’i rikthejmë masat rigoroze sepse do të na rikthehet vala e pandemisë së virusit Corona./Indeksonline

Back to top button