Lajme

”Ju lutem na shpëtoni mamin mos të jemi jetime”/ Dy vajzat e vogla u luten shqiptarëve, nëna e tyre ka sëmundje të keqe dhe jetojnë në varfëri të madhe




Një apel për ndihmë ka ardhur pranë redaksisë së ”Gazetës Korrekte”. Nëna e dy fëmijëve të vegjël është diagnostikuar me sëmundje të keqe, ka ncer gji ri.

Ajo quhet Alma Hoxha dhe është 38 vjeçe. Jeton në një zonë të thellë të Shqipërisë në varfëri të madhe. Për mos të mbetur jetim dy fëmijët e saj i duhet 4 deri në 5 mijë euro për kurim. Një e afërme e saj ka shkruar pranë redaksisë dhe tregon se dy fëmijët e saj luten që shqiptarët t’u shpëtojnë nënën.

Alma jeton në fshatin Zerec, Bashkia Maliq ku dhe makina e ka të vështirë të shkojë. Shtëpia ku jetojnë mund t’i zërë poshtë nga momenti në moment, pasi është shumë e vjetër.

Po ashtu janë nisur pranë redaksisë së ”Gazetës Korrekte” edhe analizat që tregojnë se Alma Hoxha ka kohë që po vuan dhe dhe se mungesa e parave nuk po e lejon të kurohen.

Si do e shikoni edhe në fotot më poshtë familja e Alma Hoxhës jeton në mjerim dhe e kanë të vështirë të ushqehen. Ndaj apeli për ta ndihmuar është urgjent.

Numri ku mund ta kontaktoni: 0685191458

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button