Lajme

Kadri Veseli: Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit

Kadri Veseli: Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, së ka bërë homazhe te varri i Fadil Vokrrit me rastin e dy vjetorit të vdekjes së tij.

Veseli thotë se Vokrri e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Bashkë me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, bëmë homazhe tek varri i tij.

Guxoi të ëndërronte dhe nuk dështoi ta bënte realitet. Sot, në dy vjetorin e vdekjes e kujtojmë legjenden e futbollit, Fadil Vokrri.

Bashkë me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, bëmë homazhe tek varri i tij.

Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës.

Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit dhe ne i jemi falënderues sot e përgjithmonë. Ëndrra vazhdon për kualifikim në Euro 2020.

Burimi

Back to top button