Lajme

Kadri Veseli: Po punoj dhe ëndërroj çdo ditë për bashkim kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Hashim Thaçin e ka mik, por vetëm ai e drejton PDK-në. Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është spekuluar shumë se ndonjë deputetë i PDK-së do ta votonte qeverinë e Avdullah Hotit.

“PDK nuk ka votë për asnjë qeveri pos të qeverisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe konceptit të saj djathtist”, tha ai. Kryetari i PDK-së thotë se kjo parti pos progresit të madh ka bërë edhe gabime në qeverisje.
Veseli thotë se do të vazhdojë reformat në parti dhe sipas tij qytetarët janë duke e pritur mirë.

“Nuk abuzojë me bashkimin kombëtarë punojë për të çdo ditë dhe ëndërroj çdo ditë por nuk dua ta dëmtoj kombin në këtë kohë”, tha ndër të tjera Kadri Veseli

Source link

Back to top button