Lajme

Kadri Veseli “selam“ Albin Kurtit, Albin mos mu shit patriot ti se u pa se kush je!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë Qeveria në detyrë duhet të hapë urgjentisht kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese. Në një postim në Facebook, Veseli ka thënë se Albin Kurti në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. “Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka shkruar Veseli./shiko pamjet

Back to top button