Lajme

“Kam fakte” – Berat Buzhala: Vjosa Osmani mos gënje, ishte dëshirë e jotja t’i thuash Albinit si Hugo Chavez

Gazetari Berat Buzhala ka thënë se ai ka fakte që Vjosa Osmanin nuk e ka bindur partia që ajo ta quajë Albin Kurtin, Hugo Chavez. Ushtruesja e detyrës së Presidentit, mbrëmë ka deklaruar se ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ajo që e ka shtyrë atë të mendoj keq për partnerin e saj të koalicionit, shkruan Gazeta Metro.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, mbrëmë ka thënë se deklaratat që i kishte bërë në të kaluarën për tashmë partnerin e saj të koalicionit, Albin Kurtin, kanë qenë të ndikuara edhe nga LDK’ja.

Ajo ka thënë se ka pasë paragjykime ndaj Kurtit në bazë të “konstruksioneve të ndërtuara në LDK”.

“Është e vërtetë që për një kohë të gjatë kam qenë e rrethuar me njerëz që kanë ndërtuar koncesione të tilla dhe që ka qenë e pamundur t’i vërtetosh. S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha”, është shprehur Osmani.

Ajo madje tha se asnjëherë s’e ka krahasuar me Hugo Chavez, por se ka qenë duke folur për sistemet e ndryshme ekzistuese nëpër botë.

Ndaj deklaratave të saj ka reaguar, gazetari Berat Buzhala, i cili ka thënë që ka fakte që Vjosa Osmanin nuk e ka bindur partia që ta quaj Albin Kurtin, Hugo Chavez.

“Kam fakte qe zonjën Osmani nuk e ka bindur partia që ta quaj Albin Kurtin Hugo Chavez, por qe kjo ishte një dëshirë e saj. Ishte një kërkesë e saj. Sigurisht që Vjosës unë ia dëshiroj të gjitha të mirat në rrugëtimin e saj politik, mirëpo e vërteta për ketë temë është shumë më ndryshe. Faktet i kam me shkrim, e nuk është mirë me vazhdu me gënjye se mandej me detyron me i çele letrat”, ka shkruar Buzhala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button